
20.0K
HO* Si të mbrohemi dhe shërohemi !
1. Rukje me Kuran dhe Sunet.
Leximi i ajeteve kuranore kundër magjisë:
1) El-Fatiha
2) El-Bekare: 102
3) El-A’raf: 117–122
4) Junus: 81–82
5) Taha: 69
6) El-Ikhlas, El-Felek, En-Nas
Këto mund të lexohen mbi ujë, pastaj të pihet dhe të lahet trupi me të.
2. Dhikri dhe Duatë Profetike për Mbrojtje nga Magjia.
Në mëngjes dhe mbrëmje Profeti ﷺ ka thënë:
“Kush i lexon tri herë në mëngjes dhe tri herë në mbrëmje:
‘Kul huvallahu ehad’ (El-Ihlas),
‘Kul e’udhu bi-Rabbil-felek’ (El-Felek),
‘Kul e’udhu bi-Rabbin-nas’ (En-Nas),
ato do t’i mjaftojnë për çdo të keqe.”
(Transmeton Tirmidhiu, nr. 3575; sahih sipas Albaniut)
3. Pastrim shpirtëror dhe pendimi.
Magjia shpesh ndikon më lehtë tek njerëzit që janë shpërfillës ndaj namazit ose që kanë mëkate të mëdha. Forcimi i lidhjes me Allahun është mbrojtja më e fortë.
4. Rukja nga hoxhallarë të besueshëm
Nëse simptomat janë të forta, rekomandohet të kërkohet rukje sipas Sunetit nga një person i dijshëm, që nuk përdor shirk, hajmali apo rituale të ndaluara.
@hoxhe_dritan_beqiri










