
10.5K
TB🎯 THE MATRIX CHALLENGE 2026 – NJË SFIDË QË TË SFIDON MENDJEN!
Sot, TBU u kthye në epiqendrën e kreativitetit, logjikës dhe strategjisë rinore! Mbi 90 maturantë nga gjimnazet më të mira të Tiranës, Durrësit, Fierit, Elbasanit dhe Librazhdit u përfshinë në një garë unike që testoi memorien, logjikën dhe kreativitetin e tyre. 🧠✨
Gjatë 5 niveleve intensive, pjesëmarrësit përjetuan momente emocionuese dhe sfiduese, një eksperiencë më shumë se një konkurs, një stërvitje për mendjen!
🏆 Fituesit e Matrix Challenge 2026 janë:
🥇 Vendi i Parë: Daniel Qose – Kolegji Turgut Ozal, Durrës
🥈 Vendi i Dytë: Jurgen Allmuca – Gjimnazi Gjergj Canco, Tiranë
🥉 Vendi i Tretë: Soel Behari – Shkolla Numani, Fier
👏 Mirënjohje për të gjithë maturantët pjesëmarrës për përkushtimin dhe seriozitetin! Ju treguat se e ardhmja e teknologjisë dhe inovacionit është në duar të sigurta.
#MatrixChallenge2026 #TBU #YoungInnovators #ThinkFastActSmart
@tbu.edu.al










